Aktualitet

Atentati/ Lubonja: Të hetohet lidhja e atentatorëve me PS-në e Dakos

Shkruar nga Liberale
Atentati/ Lubonja: Të hetohet lidhja e atentatorëve me PS-në e

Analisti Fatos Lubonja, në studion e News 24 ka folur për atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja.

Lubonja ka thënë se Shqipërisë i duhet një operacion i madh si ai kundër mafies në Italisë rreth 30 vjet më parë, që të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën.

"Këtu kemi një prokurori i cili gjendet në një makinë çuditërisht me një mafioz, tentohet të vritet nga mafiozë të tjerë ai apo prokurori nuk merret vesh. Pastaj flitet për prona në Gjirin e Lalzit që janë shkaku. Kemi një prokurori të Durrësit që është djegur dhe ajo prokurorja e Durrësit ka ardhur dhe në Tiranë, dmth është bërë dhe më e madhe.

Ndjesia që kur mbaron krimi e fillon shteti apo anasjelltas nuk dallohet kufiri. Është një shkrirje dramatike, që shkurt i thonë që krimi ka kapur shtetin sepse ka kapur ekonominë sepse janë të paaftë për të bërë ekonomi. Është çështje shumë e madhe politike përtej asaj kush e vrau, si e vrau. Denoncon strukturën për të cilën është folur aq shumë. Bashkëpunimi i krimit me partitë politike për të kapur votën, votën e kap për të kapur shtetin, shtetin e kap për të vjedhur shqiptarët, shqiptarët i vjedh për t’u pasuruar dhe për të mbajtur pushtetin dhe në bashkëpunim me krimin. E gjithë kjo histori ka një tregues të qartë tek ky atentat i fundit.

Ka një pjesë që thonë që duke u sulmuar direkt nga kryeministri dhe nga zëvendës kryeministri prokurori u bë target i pambrojtshëm, në një farë mënyrë ata sikur i hapën dritën jeshile atentatorëve duke i hequr këtij imunitetin e figurës shtetërore për ta vrarë për interesa pronash, pasurish etj. Kjo është për të hetuar nga prokuroria për të kuptuar se çfarë lidhje kanë ata që qëlluan me pushtetin. Çfarë lidhje kanë ato pronat që flitet me lejet që ka dhënë qeveria.

Është një histori që duhet hetuar, por që nuk hetohet. Duhet parë se çfarë lidhje kanë ata që e kanë qëlluar me PS në Durrës të Vangjushit për shembull. Të gjitha këto janë për t’u hetuar, ndryshe jetojmë në një kaos. Por që këtu nuk është çudi që vriten prokurorë, banditë e biznesmenë është një gjë që nuk bën çudi.

Nuk besoj. Sigurisht mund të kapin autorët, por jo që të zbërthehet e gjithë ajo strukturë që të zbërthehet lidhja e politikës me krimin. Këtu duhet një maksi proces. Maksi procesi që bëri Falcone e Borselino me mafien në Sicili dhe u arrestuan 400 e ca veta. Këtu është bërë situata për një maksi proces", ka thënë Lubonja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH