Aktualitet

Atentati/ Ish-drejtuesi i policisë: Autori e ka shijuar aktin

Shkruar nga Liberale
Atentati/ Ish-drejtuesi i policisë: Autori e ka shijuar aktin

Ish- drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Gjoçi ka komentuar atentatin e djeshëm me tritol në automjetin e Preng Gjinit tek Ura e Selitës në Tiranë.

Gjoçi shprehet i bindur se përderisa eksplozivi kishte prej 1 jave në automjet, autori e kishte në shënjestër dhe në momentin e shpërthimit ka shijuar aktin dhe nuk e ka bërë me telefon.

Më tej ai thotë dhe nga eksperienca e tij se shpërthimet me eksploziv janë më të vështirat për t’u zbardhur.

"Impakti dhe terrori që krijon në komunitet është goxha i madh. Është zonë e frekuentuar. Orari është i tillë që ka shumë lëvizje, fatmirësisht që kalimtarët dhe personi që u plagos janë mirë. Autorët e kanë zgjedhur një vend të tillë për të çuar mesazh tek grupi rival. Autorët e këtyre ngjarjeve, plagosjen e të tjerëve e cilësojnë si dëme anësore.

U tha që një javë më parë ka lëvizur automjeti. Makina ka shkuar në servis, është ngritur, vendosur, sofistikuar. Nuk është një minë apo bombë momentale, e vendosur 30 minuta para. Është minë me telekomandë", u shpreh ai.

Do të thotë që autori e ka pasur në shënjestër, ka pasur pamje vizuale. Ka shijuar aktin. Se është dhe mënyra tjetër me telefon. Referuar ngjarjes, ngjarjet me shpërthim me eksploziv janë ngjarjet më të vështira për tu zbuluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH