Aktualitet

Atentati/ Detaje të reja, drejt arrestimit të autorit të dytë

Shkruar nga Liberale
Atentati/ Detaje të reja, drejt arrestimit të autorit të

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i prokurorit Arjan Ndoja, që ndodhi të premten e kaluar në Shkozet, Durrës. Hetuesit kanë marrë pamjet filmike nga autostrada Tiranë-Durrës, për të parë lëvizjet e atentatorëve.

Është zbuluar se para pak atentatit makina e prokurorit është ndjekur për disa minuta nga makina e atentatorëve.

Sipas Report Tv, janë gjetur edhe një palë syze të tjera në makinën e atentatorëve, e braktisur në një fshat të Durrësit.

Kujtojmë që deri tani, policia ka arrestuar shtetasin Redjan Rraja, si i dyshuar për atentatin. Krimet e Rënda dhanë ditën e djeshme masën e arrestit ndaj Rrajës, ndërsa avokati i tij ka mohuar përfshirjen në ngjarje, duke thënë se nuk ka prova që e implikojnë klientin e tij./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH