Aktualitet

Atentati/ Bujar Çela u qëllua me 21 plumba nga 3 armë

               Publikuar në : 21:40 - 17/09/20 liberale

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Bujar Çelës mëngjesin e sotëm në Elbasan. Abc News shkruan, se sipas një burimi nga grupi hetimor, Bujar Çela u qëllua nga tre lloje armësh tip pistoletë dhe mori 21 plumba në trup.

Ai ka qenë i vetëm duke pirë kafen e mëngjesit në momentin që atentatorët e kanë qëlluar nga makina e tyre me 21 plumba, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Të shtënat nuk janë dëgjuar, pasi armët kanë qenë me silenciator.

Makina e autorëve, që dyshohet se kanë qenë më shumë se tre u gjet disa minuta më pas e braktisur dhe djegur në fshatin Murras buzë hekurudhës.

Makina tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë u gjet e djegur ngjitur me rrethimin e shtëpisë së një oficeri të drejtorisë së policisë Elbasan. Deri tani RENEA ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back