Aktualitet

Atentati/ Artan Hoxha: Ligjin në këtë vend e bën kallashnikovi

Shkruar nga Liberale
Atentati/ Artan Hoxha: Ligjin në këtë vend e bën

Pasditen e sotme prokurorit, Arjan Ndoja i është bërë një atentat me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, ku ka mbetur i plagosur së bashku me dy personat që ndodheshin në makinën e tij.

Sipas raportimeve, në makinën e prokurorit, ishte edhe Landi Muharremi, i cili e ka ndërruar emrin, në Aleksandër Laho, i njohur edhe si i forti i Sukthit, i akuzuar më parë për rrahjen e biznesmenit libanez, Faadi Mitri, në vitin 2016.

Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe gazetari investigativ, Artan Hoxha.

Përmes një  postimi në Facebook, Hoxha shkruan me ironi, se prokurori Ndoja dhe Landi Muharremi, do të kenë qenë duke biseduar për zbatimin e ligjit, ndërsa ndodheshin në makinë. Hoxha shkruan më tej se, atentati ua bëri të qartë se ligjin në këtë vend e bën kallashnikovi.

“Me “siguri” prokurori ne detyre dhe Landi Muharremi, do kene qene duke biseduar per “zbatimin e ligjit”, … deri sa nje bresheri automatiku te kryqezimi i Shkozetit ua beri te qarte, se ligjin ne kete vend, ende vazhdon ta beje kallashnikovi….

gjithsesi urojme te shpetojne pa pasoja dhe te na tregojne kush ua beri atentatin edhe pse ata “nuk kane patur konflikt me askend tjeter”….”,– shkruan Hoxha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH