Aktualitet

Atentat shqiptarit në Athinë, qëllohet me plumb në kokë

Shkruar nga Liberale
Atentat shqiptarit në Athinë, qëllohet me plumb në kokë

Një 37- vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në rrugën 'Kerasuntos' të lagjes Egaleo, në Athinë të Greqisë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se shqiptari është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas.

Mësohet se shqiptari është qëlluar nga një fuoristrade të zezë dhe atentatori ishte ulur në vendin e pasagjerit.

Ndërkohë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të larjeve të hesapeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH