Aktualitet

Emrat/ Atentat në Dukagjin! Vritet babai, plagoset rëndë i biri. Policia sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Atentat në Dukagjin! Vritet babai, plagoset rëndë i biri.

Atentat raportohet se ka ndodhur në Dukagjin, ku ka mbetur një i vdekur dhe një i plagosur.

Mësohet se Zef Guri ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Dukagjin. Kurse i plagosur rëndë nga të shtënat ka mbetur djali i tij Gjin Guri.

Njoftimi i policisë Shkodër

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH