Aktualitet

Atentat në Peqin, policia jep detaje nga ngjarja

Shkruar nga Liberale
Atentat në Peqin, policia jep detaje nga ngjarja

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Përparim të Peqinit mbrëmjen e sotme. Viktima është 23 vjeçari, Anti Zylyfi.

I riu është qëlluar në kokë nga një automjet në ecje. 23 vjeçari është djali i një punonjësi të burgut të Peqinit.

I plagosuri është një 21 vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Policisë lokale:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim,  në drejtim të një mjeti është qëlluar me armë zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjeç dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.

Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale.

Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH