Aktualitet

Atentat në Durrës prokurorit Arjan Ndoj, plagosen edhe dy të tjerë

Shkruar nga Liberale
Atentat në Durrës prokurorit Arjan Ndoj, plagosen edhe dy të

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj, të premten pasdite është bërë shënjestër e një atentati me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:27 te Mbikalimi i Shkozetit.

Makina tip "Benz" e prokurorit është qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Ndoj dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me të në mjet.

Prokurori dhe dy të plagosurit e tjerë janë transportuar drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore.

"Një nga tre të plagosurit është në gjendje më të rëndë" raporton gazetari Leonidha Musaj.

Prokurori Arjan Ndoj u vu në qendër të opinionit publik kohët e fundit  nga kryeministri Rama, i cili e akuzonte për lidhje me bandat kriminale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH