Aktualitet

Atentat ndaj biznesmenit në Sarandë, plagoset edhe një turist

Shkruar nga Liberale
Atentat ndaj biznesmenit në Sarandë, plagoset edhe një turist

Janë zbrazur 20 plumba në drejtim të pronarit të "Bar Orange" në Sarandë, Spiro Iljadhi 35 vjeç, rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm. Plumbat kanë kapur rastësisht edhe pushuesin shqiptaro-amerikan Mario Jani, 33-vjeç.

Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit duke i shkaktuar disa plagë, por rastësisht në vendin dhe kohën e gabuar ndodhej edhe turisti Marion Jani i cili kishte ardhur për pushime. Të plagosurit fillimisht u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, më pas biznesmeni u dërgua me helikopter drejt Tiranës dhe ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma, ndërsa po i nënshtrohet dhe një operacioni.

Policia po vëzhgon kamerat e sigurisë për të zbardhur ngjarjen. Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.

Të shtënat me armë janë regjistruar në lagjen Nr.1 në afërsi të një lokali. Autorët pasi kanë qëlluar, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim nga policia. Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i bar " Orange" në Sarandë. Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes por dyshohet se është një atentat për eleminimin e biznesmentit.

"Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH