Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik në Itali. Mediet itaiane raportojnë se një mjeke është ekzekutuar teksa po futej në makinë bashkë me bashkëshortin, edhe ai mjek, i cili ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në zonën Reggio Calabria.
Sipas Tgcom.24, doktoresha 67 vjeçare, Francesca Romeo po hipte në makinë, kur 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar për vdekje.
Policia e Reggio Calabria ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e krimit, si dhe kanë nisur hetimet. Një nga pistat e hetimit është dhe lidhja me krimin e organizuar, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga autoritetet italiane.