Aktualitet

Atentat çiftit në Elbasan/ Zbardhet dëshmia e gruas së plagosur

Shkruar nga Liberale
Atentat çiftit në Elbasan/ Zbardhet dëshmia e gruas së

Silvana Çaka, bashkëshortja e Everest Çaka, i cili mbeti viktimë e një atentati pranë shtëpisë së vjehrrit, ka treguar për oficerët e policisë gjyqësore në spital versionin e saj mbi ngjarjen dhe gjithçka ka parë në minutat e tmerrit që përjetoi mesditën e së martës.

Ajo ka rrëfyer se në momentin e parë, ka kujtuar se ishte aksident, pasi një makinë i ka përplasur nga pas. Por pasi ndaluan makinën për të kuptuar ç’po ndodhte, ajo ka parë një person me armë në dorë që është drejtuar për në vendin e shoferi dhe ka qëlluar disa herë.

“Sapo dolëm nga shtëpia e prinderve te mi, që jetojnë me qira ne lagjen “Skënderbej”, sapo makina jonë nisi levizjen një mjet na godet nga pas. Kujtuam se ishte aksident, pashe një burre që u afrua tek xhami dhe mbante në duar një armë me te cilën në afërsi të xhamit të parë ku ishte Everesti qëlloi disa herë”.

Silvana Çaka ka marrë një plumb në pjesën e dorës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Viktima, 41-vjeçari Everest Çaka rezulton të ketë ndryshuar edhe emrin, ndërsa quhej edhe Ibrahim Çaka.

Ai dyshohet të jetë përfshirë në trafikun e drogës edhe në Belgjikë. Everest Çaka rezulton të jetë i akuzuar më herët për një vrasje të ndodhur në vitin 2010, ku humbi jetën shoferi i autobusëve Gëzim Alikaj, për të cilën nuk u dënua. Në prangat e Policisë ranë në atë kohë Ibrahim Çaka, Elton Hyka, si dhe Ardit Spahiu, që të tre banorë të Elbasanit. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohej vrasja e vëllait të viktimës së mbrëmjes së djeshme, në një disko në Barcelonë në vitin 2007.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH