Globi

“Ata duan të më zhdukin”. Fjalët e fundit të liderit të “No Vax” në Izrael

Shkruar nga Liberale
“Ata duan të më zhdukin”. Fjalët e fundit të

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid një nga organizatorët më të njohur të protestave në Izrael kundër Green Pass, maskave dhe vaksinave. 57-vjeçari Hai Shaulian, kohët e fundit kishte postuar një fotografi të tij në Facebook nga spitali Holon, ku ishte i lidhur me ventilatorin e mushkërive.

“Mos u dorëzoni, shteti përdor metoda shtrënguese kriminale me ne. Ata duan të më zhdukin”, thuhet në mbishkrimin e imazhit.

Deri në momentin e fundit, Shaulian u bëri thirrje ndjekësve të tij që të vazhdojnë kundërshtimin e tyre ndaj masave kundër Covid.

Në mesazhin e fundit të publikuar në mediat sociale, ai shkroi: “Të dashur miq, gjendja ime është jashtëzakonisht kritike, nuk mund të flas ose t’u përgjigjem njerëzve. Unë nuk kam oksigjen dhe nuk mund ta stabilizoj veten. U zgjova këtë mëngjes i lagur sikur dikush të kishte hedhur disa kova me ujë. M’u desh rreth një orë për të kuptuar se kush jam, ku jam dhe çfarë po bëj këtu. Mungesa e oksigjenit është një gjë e tmerrshme”.

Shaulian më pas shtoi: “Green Pass nuk do të futet në Izrael. Nuk ka të bëjë me koronavirusin dhe nuk ka të bëjë me vaksinat, por ka të bëjë me shtrëngimin. Vazhdoni luftën”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH