Aktualitet

Astronomët mund të kenë gjetur një vrimë të zezë të rrallë që endet e lirë

Shkruar nga Liberale
Astronomët mund të kenë gjetur një vrimë të

Si mund të shihni një objekt krejtësisht të zi në mes të një nate të errët? Duket si fillimi i një gjëegjëze të bezdisshme, por në të vërtetë është pyetja me të cilën përballen astronomët kur duan të kërkojnë vrima të zeza.

Kohët e fundit, një ekip astronomësh mund të kenë gjetur një vrimë të zezë duke përdorur një truk të çuditshëm të gravitetit të quajtur microlensing, por rezultatet ende duhet të konfirmohen.

Ndonjëherë është e vështirë të jesh astronom. Natyrës i pëlqen të fshehë gjërat më interesante nga vëzhgimi i lehtë. Merrni, për shembull, vrimat e zeza. Me përjashtim të fenomenit të çuditshëm kuantik të rrezatimit Hawking, vrimat e zeza janë plotësisht të zeza. Ato nuk lëshojnë asnjë rrezatim të vetëm - ato vetëm thithin, prandaj emri i tyre është i tillë.

Deri më sot, e vetmja mënyrë se si astronomët kanë qenë në gjendje të dallojnë vrimat e zeza është përmes ndikimit të tyre në mjediset e tyre. Për shembull, nëse një yll në orbitë afrohet paksa shumë, vrima e zezë mund të thithë gazin nga ai yll, duke e bërë atë të nxehet ndërsa bie në shkatërrim. Ne mund të shohim dritën nga ajo spirale e vdekjes. Ose mund të shikojmë teksa yjet kërcejnë rreth vrimës së zezë gjigante në qendër të Rrugës së Qumështit – ne nuk mund ta shohim vetë përbindëshin, por vetëm yjet që rrotullohen gjatë shkatërrimit të tyre prej thithjes nga vrima e zezë.

Edhe "fotografitë" e famshme të vrimave të zeza në qendër të Rrugës së Qumështit dhe galaktikës M87 nuk janë fotografi të vetë vrimave të zeza. Në vend të kësaj, ato janë imazhe radioje të të gjithë materialit që i rrethon (me një ndarje në mes ku shihen vrimat e zeza që po thithin të gjithë dritën e yjeve së bashku me objektet e tjera).

Por me siguri jo të gjitha vrimat e zeza kanë objekte që lëshojnë dritë rreth tyre për të na ndihmuar t'i gjejmë ato. Për të gjetur këto vrima të zeza, astronomët kanë provuar fatin e tyre me mikrolenzimin. Ne e dimë se objektet e rënda mund të përkulin shtegun e dritës rreth tyre. Ky është një parashikim i teorisë së përgjithshme të relativitetit të Ajnshtajnit, dhe përkulja e lehtë e dritës së yjeve rreth Diellit tonë ishte një nga testet e para të suksesshme të teorisë.

Microlensing është fiks ajo që sugjeron emri. Kur astronomët kanë jashtëzakonisht fat, një vrimë e zezë endacake kalon mes nesh dhe një ylli të largët të rastësishëm. Drita nga ai yll përkulet rreth vrimës së zezë për shkak të gravitetit të saj, dhe nga këndvështrimi ynë, ylli do të duket të shkëlqejë përkohësisht drejt shuarjes së tij prej gllabërimit nga vrima e zezë.

Dhe kur them "jashtëzakonisht me fat" kam parasysh mundimin e tyre për të kapur një vrimë të zezë në imazh. Pavarësisht se e kanë provuar këtë teknikë për më shumë se një dekadë, deri më tani astronomëve iu desh të gjenin një vrimë të zezë kandidate përmes mikrolensimit.

Dy ekipe përdorën të njëjtat të dhëna, një ngjarje mikrolensuese e regjistruar si nga teleskopi OGLE (Eksperimenti i Lenteve Optike Gravitacionale) në Kili dhe nga teleskopi MOA (Vëzhgimet e Mikrolenzimit në Astrofizikë) në Zelandën e Re. Një ekip zbuloi se masa ishte diku rreth shtatë herë më e madhe se masa e Diellit - padyshim territori i vrimës së zezë, pra objektet përreth vrimës së zezë. Por ekipi tjetër vlerësoi një masë shumë më të vogël, rreth 2-4 herë më shumë se masa e Diellit. Nëse masa e vërtetë e objektit është në fundin e poshtëm të atij spektri, atëherë ndërhyrës ka të ngjarë të jetë një yll neutron dhe jo një vrimë e zezë.

Prandaj ata nuk janë vetë të sigurt nëse kanë zbuluar një vrimë të zezë apo jo.

Gjithçka i mbetet kohës.

/Përshtati Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH