Showbiz

Astrologia Meri Shehu: Dy janë shenjat më me fat të javës

Shkruar nga Liberale
Astrologia Meri Shehu: Dy janë shenjat më me fat të javës

Astrologia Meri Shehu ka publikuar në rrjetet sociale horoskopin për këtë javë.

Sipas saj, dy shenjat më me fat dhe që kanë 5 yje janë; Akrepi dhe Peshqit.

Parashikimi Astrologjik Javor per dt 25 deri ne dt 31 Tetor 2022

Dashi- 2 Yje. Eklipsi ndodh pikërisht në çështjet ekonomike dhe personale. Do digjen shumë pasione dhe shumë çështje. Dhe një çështje do shkoj deri në fund. Është javë që i trondit shpirtërisht dhe psikologjikisht deshët. Do merren me borxhet ekonomike, me detyrimet që kanë.

Demi- 1 Yll. Është pikërisht hëna e re dhe eklipsi përballë shenjës së tyre, në Akrep. Këtu ndodh një gjë shumë e rëndësishme, me partnerin, me bashkëpunimet, me ofertat ekonomike, me pasionet, me xhelozitë. Këto do jenë një strumbullar shumë i madh në shenjën e Demit. Të shikojmë sa të fortë do jenë.

Binjakët- 1 Yll. E kanë pak të vështirë se u futet pasioni në çështje pune. Puna ka të bëjë me logjikën me përpikërinë, por kur ka të bëjë dhe me pasionin dhe kaq i zjarrtë sa është pasioni në Akrep nëse një gabim ndodh edhe binjakët do e ndiejnë të pafalshme. Do jenë në trysni të madhe pune dhe duhet të merren me shëndetin, të fillojnë një terapi të rëndësishme.

Gaforrja- 3 Yje. Hëna e re në Akrep është në një shenjë që gaforret i ëmbëlson shumë erotikisht, shumë gaforre do ndihen mirë në ujërat e tyre. do bëjnë gjëra që i pëlqejnë, por mund të kenë edhe njohje karmike. Një destin, një fat, i destinuar për ta do bëhet prezent kësaj jave qoftë në jetën personale, qoftë edhe në dëshirat e tyre personale, për një fëmijë apo veprimtari të rëndësishme.

Luani- 2 Yje. E ka në çështjet familjare. Një hënë e re në çështjet familjare i trondit themelet e qëndrueshme, shumë luanë do të përballen me situata të reja, me situatë të rëndësishme ekonomike familjare.

Virgjëresha-4 Yje. Hëna e re ne Akrep i jep mbështetje, i jep një ide, i jep një konsultë të rëndësishëm, bashkëpunime jashtë mase të mira ekonomike.

Peshorja-3 Yje. Do merret shumë me çështjet ekonomike. Mbyllet një cikël ekonomik, duan a s’duan. Peshoret do tronditen pak se duhet të zgjedhin një punë të rëndësishme.

Akrepi- 5 Yje. Hëna e re në shenjën e tyre. Fillimi është shumë i rëndësishëm me hënën e re në Akrep, është eklips, merr pjesë edhe Afërdita. Një ngjarje shumë e rëndësishme në jetën e akrepave sidomos atyre të lindur në 10 ditshin e parë. Këto janë ngjarje armike, do ndodhin.

Shigjetari-2 Yje. Akrepi është në një shtëpi pasioni të mbyllur dhe jo shumë të besuar për shigjetarin. Nuk i jep besim, i jep pasiguri. Shumë shigjetarë nuk do kenë energji për t’u shprehur dhe do jenë nervozë. Kujdes me shëndetin!

Bricjapi- 3 Yje. Do marrin energji të mira. Do ecin mirë, do e kërkojnë Akrepin në çdo aspekt të jetës së tyre për një fillim të ri, qoftë në lidhje me shoqërinë, qoftë në lidhje me dashurinë qoftë në lidhje me projektet e tyre në përgjithësi.

Ujori-5 Yje. E parë në fushën e karrierës e kanë të mirë. Këto tre muaj mund të kërkojë dhe mund të avancojë në lidhje me karrierën me publicitetin, me fejesat, me martesat. Sidomos ujorët e lindur në 10 ditshin e parë.

Peshqit- 5 Yje. Shenja e Akrepit është një kombinim perfekt për peshqit, madje peshqit për akrepat janë dashuria dhe kombinimi i këndshëm. Peshqit do ndihen për një fillim të ri, për një fantazi të re, për një udhëtim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH