Globi

AstraZeneca, vaksinë të re kundër variantit Omicron

Shkruar nga Liberale
AstraZeneca, vaksinë të re kundër variantit Omicron

Kompania farmaceutike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit njoftuan se janë duke punuar për një vaksinë të re kundër variantit Omicron.

Vaksina i përket klasës së adenoviruseve, pra një virus i dobësuar, që futet në ADN-në e individit dhe shkakton sëmundje të lehtë për të krijuar anti-trupa, që të mbrojnë nga virusi real.

Sandy Douglas, një prej shkencëtarëve të Oksfordit, tha se vaksinat e klasës së adenoviruseve, “në parim mund të përdoren ndaj çdo varianti të ri më shpejt se sa mendohej më parë”.

Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore Lancet, mbrojtja nga vaksina aktuale e AstraZeneca-s, fillon të dobësohet 3 muaj pas dozës së dytë.

Studimi del ndërsa janë shtuar kërkesat nga qytetarët për të marrë dozën e tretë, mes përhapjes me shpejtësi të variantit Omicron.

Në anën tjetër, Izraeli njoftoi se do të fillojë të japë dozën e katërt te personat mbi 60 vjeç. Ajo mund të jepet katër muaj pas dozës së tretë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH