Kryesore

Asqeriu: Teatri pronë e kombit, qeveria duhej t’i vinte gishtin kokës

               Publikuar në : 18:51 - 23/05/20 liberale

Aktori Bujar Asqeriu tha se priste reflektim nga qeveria për shembjen e Teatrit Kombëtar, pasi atë e mbronin personalitete si Aurel Plasari, Fatos Lubonja apo dhe i ndjeri Maks Velo.

Ndërkohë ai thotë se nuk ka qenë kurrë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pasi trokisnin në dyert e partive.

“Unë s’kam qenë asnjëherë me Aleancën. Kisha mendim tjetër. Mendimi im ishte që ishim skalion artistik. Nuk kisha pse t’i bija derën e partisë politike, këta i binin partive. Por përderisa shkonin në parti, çfarë do të thotë kjo. Ne duhet të zgjonim artistët, rininë, qytetarët. Më pas kur i thërriste Presidenti, i thoja ore shkuat, po, po mua pse s’më njoftuat. Unë s’mund të bëhesha protagonist dhe të luftoja në mullinjtë e errës.
Metodat e vjetra përça dhe sundo vijojnë. Teatri nuk është pronë partie, por e kombit. Nuk bëhet me grushta Teatri. Teatrin e mbron Fatos Lubonja, Aurel Plasari, Maks Velo. Prisja që qeveria t’i vinte gishtin kokës. Po bën atë nëdrhyrje barbare, as El Chapo, kryetrafikanti i Meksikës nuk u sulmua me aq policë”– tha Asqeriu.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back