Showbiz

"Asnjë nuse nuk është e denjë", deklarata e Luizit dhe heshtja e familjes hedhin dyshime për pakënaqësitë ndaj Kiarës

Shkruar nga Liberale

Për momentin ata janë çifti më i komentuar në Shqipëri dhe njerëzit mezi presin të lexojnë çdo deklaratë apo koment mbi dasmën dhe familjen.

Kiara dhe Luizi u martuan në finalen e BBV dhe ngjarja nuk kaaloi pa komente, spekulime dhe dyshime. Të shumtë ishin ata që e panë si diçka false, për show, madje edhe të pavlefshme ligjërisht për shkak se dhëndëri e ka gjendjen civile në Shkodër, vendlindjen e tij.

Një pjesë tjetër komentuan mungesën e familjarëve të Luizit. Dukej se në dasmë ishin vetëm njerëzit e nuses. Kjo gjë ngriti dyshime për mungesën e nënës së Luizit, pasi dihet që ajo është në Shqipëri pasi i bëri një surprizë në BBV. A ka ajo ndonjë pakënaqësi me produksionin, apo nuk me nusen?

Pas finales dhe fitores së çmimit të madh, Luizi ka pasur shumë angazhime. Në ceremoninë e organizuar nga produksioni pas mvarimit të reality show-t, Luizi ka folur për kamerat dhe ka treguar disa detaje të vogla.

Ai ka thënë se nëna e tij nuk ishte gjatë ceremonisë së celebrimit, për shkak se ishte sëmurë, duke theksuar se kjo ishte dhe arsyeja e shkuarjes së tij me urgjencë drejt Shkodrës.

“Unë e di se asnjë djalë nuk është i denjë për vajzën e tyre dhe asnjë vajzë nuk është e denjë për djalin e familjes tjetër”, tha Luizi, i pyetur nga gazetari për një koment mbi martesën.

Në fakt ka pasur disa elementë që kanë ngritur dyshime mbi pëlqimin që familja e Luizit ka për Kiarën, por që gjithsesi për sa kohë nuk ka prononcime nga familja e tij, atëherë mbeten vetëm spekulime. E para, as motra dhe as kunati i Luizit nuk kanë bërë asnjë urim për çiftin pas ceremonisë martesore.

Me daljen e Kiarës dhe hapjen e Instagramit të Luizit, duket se ka pasur një përplasje, pasi kunati i tij kërkonte që të mos ndiqej ajo adresë, pavarësisht se kush e kishte hapur. Nga ana tjetër, motra e këngëtarit u zhduk nga rrjetet sociale pas darkës me të atin e Kiarës.

Nuk dihet tamam se cili është problemi, hatërmbetja, mes familjarëve të dhëndrit dhe nuses, por mbetet të shihet sesi do të shkojë fillimisht marrëdhënia e çifit./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH