Aktualitet

"Askush s’e prek sistemin... zgjedhor", hap sot Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Askush s’e prek sistemin... zgjedhor", hap sot Gazetën

Peticioni i firmosur nga mbi 50 mijë qytetarë, ku me anë të një projektligji kërkohet  ndryshimi i sistemit zgjedhor, i dorëzuar dje në Kuvend nga Nisma “Thurje” është lakmuesi që do të tregojë qëndrimin e vërtetë të PS e PD për sistemin zgjedhor.

Maxhoranca do të duhet ta miratojë ose rrëzojë, siç opozita bëri dje, edhe pse shtoi se ky qëndrim ishte momental dhe vetëm nëse ka zgjedhje të parakohshme.

Në kohën që përfaqësues të Nismës “Thurje” të shoqëruar  të shoqëruar nga deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni depozitonin dje  në Kuvend një peticion të firmosur nga mbi 50 mijë qytetarë, ku me anë të një projektligji kërkonin ndryshimin e sistemit zgjedhor, drejt një proporcionali kombëtar me lista të hapura për kandidatët, nga Opozita e Bashkuar, disa prej kryetarëve të partive aleate të PD, deklaronin se ishin tërhequr nga kushti për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në Gazetën Liberale në print sot. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH