Aktualitet

Askush s'e do më Kanye West

Shkruar nga Liberale
Askush s'e do më Kanye West

Komentet antisemite kanë detyruar shumë kompani të shkëpusin bashkëpunimet e tyre që kishin prej vitesh me reperin dhe sipërmarrësin amerikan, Kanye West. Ndërprerja e kontratave me të, sipas mediave, kanë ndikuar seriozisht në financat e tij. Në fillim të tetorit, pasuria e reperit vlerësohej të ishte rreth 2 miliardë dollarë, por një pjesë shumë e konsiderueshme e shumës, 1.5 miliardë, erdhi nga Yeezy, marka e veshjeve sportive e prodhuar në bashkëpunim me Adidas, e cila ditën e martë vendosi të ndërpresë kontratën me të.

Vetëm disa javë më parë, duke folur në një podcast, West ishte krenuar se “mund të vazhdonte të bënte deklarata antisemite”, duke pretenduar se Adidas nuk do ta ndalonte kurrë bashkëpunimin, pasi sipas vlerësimeve një bashkëpunim i tillë e çoi kompaninë gjermane mes 4 dhe 1.8 për qind të të ardhurave. Në të njëjtin rast, West ndau teori të ndryshme konspirative antisemite dhe raciste, duke folur për mënyrën se si “hebrenjtë kontrollojnë median”, duke krahasuar punën e bërë nga Planned Parenthood (një organizatë kjo jofitimprurëse amerikane që ofron shumë shërbime shëndetësore për gratë, duke përfshirë si, p.sh, ndërprerjet e shtatzënisë) ndaj holokaustit dhe pretendimin se George Floyd nuk u vra nga policia, pavarësisht videove publike që vërtetojnë të kundërtën.

Javët e fundit, marka të ndryshme kanë ndërprerë partneritetin e tyre me West. E para kompani që mori një vendim të tillë ishte Balanciaga, e cila e kishte ftuar West për të marrë pjesë në shfaqjen e saj në Javën e Modës në Paris vetëm disa javë më parë. Më pas nisën të vinin njoftime të tjera; u anulua një dokumentar për jetën e tij, i cili thuajse kishte përfunduar. Gjithashtu edhe Agjencia e Artistëve Kreativë shkëputi kontratën, ashtu veproi edhe Adidas.

Shkëputja e kontratave nuk ndodhi vetëm tek marrëdhëniet profesionale të tij, pasi ekipi i basketbollit i shkollës private të krishterë e themeluar nga West, vetëm pak muaj më parë, Donda Academy, u përjashtua nga kampionatët lokalë. Peloton, një kompani e pajisjeve fitnesit u tha anëtarëve të saj se do të ndalonte përfshirjen e këngëve të West në listat e tyre përgjatë stërvitjeve. Muzeu i famshëm në Londër, Madame Tussaud’s, ka hequr statujën e West nga ekspozita.

Ndërprerja e kontratës me Adidas është veçanërisht e rëndësishme, pasi kompania ka vlerësuar se përfundimi i këtij partneriteti do t’i kushtojë 250 milionë euro në vit. Që nga fillimi i bashkëpunimit në vitin 2015, linja e West i kishte sjellë Adidas rreth 2 miliardë në vit. Megjithatë, kompania gjermane deklaroi se e mori një vendim të tillë sepse “Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër gjuhe të urrejtjes. Komentet dhe veprimet e fundit të West kanë qenë të papranueshme, të urryera e të rrezikshme dhe shkelin vlerat e korporatës e të diversitetit, respektit reciprok dhe drejtësisë”.

Duke komentuar këto lajme, Forbes shkruajti se “antisemitizmi i Kanye Ëest ka zvogëluar pasurinë e tij”, duke besuar se vetëm humbja e partneritetit me Adidas i kushtoi atij titullin e miliarderit. Sipas vlerësimeve të Forbes, Ëest tani do të kishte 400 milionë dollarë pasuri, të ndëra në prona të paluajtshme, para cash, 5% të aksioneve në kompaninë e veshjeve t ëish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian dhe katalogun e tij muzikor.

Ai ka qenë prej kohësh një personazh shumë i diskutueshëm, si për sjelljen e tij të çrregullt, të cilën shumë e lidhin me një çrregullim personaliteti bipolar, për të cilën ai vetë ka folur shpesh, ashtu edhe për qasjen e tij progresive ndaj të djathtës amerikane. West, i cili pak a shumë, dhjetë vjet më parë ishte ndoshta artisti më i rëndësishëm dhe më me ndikim në hip-hop-in botëror, si dhe një figurë shumë e rëndësishme e komunitetit afro-amerikan. Ai ka qenë edhe një fans i madh i Donald Trump, duke komentuar madje dhe fjalimet e tij.

Në veçanti, shpesh ka treguar se beson teorite e konspiracionit rreth ndikimit të hebrenjve në botën e artit, kulturë dhe ekonomi, madje duke akuzuar reperët e tjerë afro-amerikanë se kontrollohen nga hebrenjtë. Kohët e fundit, një ish-punonjës i faqes së tabloidit TMZ tha se një intervistë me West do të ndërpritet sepse, nga Brenda, reperi tha se ai “e donte Hitlerin dhe nazistët”.

Komentet e fundit antisemike filluan në fillim të tetorit, pasi reperi Puff Daddy i shkruajti Ëest-it për të kundërshtuar zgjedhjen e veshjes së një këmishe që shkruante “Jetët e bardha kanë rëndësi” (një slogan që zakonisht lidhet me supremacizmin e bardhë) në Javën e Modës në Paris. Shumë personalitete të tjera të botës së artit, duke përfshirë aktorët Reese Witherspoon dhe Jamie Lee Curtis dhe ish-gruaja e West, influencuesja Kim Kardashian, kritikuan komentet e saj dhe në një artikull të Financial Times, një sipërmarrës i njohur, Ari Emanuel, kishte pyetur kompanitë e mëdha nëse ishin në partneritet me West.

“West nuk është një person i zakonshëm: ai është një ikonë e kulturës pop me miliona fansa në mbarë botën”, shkruajti Emanuel. “Dhe mes tyre ka të rinj, mendimet e të cilëve janë ende në formë. Për këtë është e nevojshme që të gjithë ne të ngremë zërin për këtë. Urrejtja dhe antisemitizmi nuk duhet të kenë vend në shoqërinë tonë, pavarësisht se sa para janë në lojë”./Përgatiti Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH