Editorial

Askush nuk e ndjen mrekullinë ballkanike të Ramës

Shkruar nga Liberale
Askush nuk e ndjen mrekullinë ballkanike të Ramës

Arion Sulo

Tre udhëheqësit ballkanikë, Vuçiç, Rama dhe Zaev anuluan në fund të shtatorit takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur”, që përkonte me dy vjetorin e krijimit të iniciativës, e cila atë kohë quhej Mini-Shengeni ballkanik. Arsyeja e vërtetë nuk u pranua nga tre drejtuesit, ndërsa kabineti i Vuçiç tha se presidenti për arsye shëndetësore kishte shtyrë të gjithë agjendën. Në fakt raundi i “Ballkanit të Hapur” nuk u mbajt,  atje ku lindi, në Novi-Sad,  sepse tansionet mes Serbisë dhe Kosovës kishin më shumë se 10 ditë që ishin përshkallëzuar dhe serbët kishin dërguar ushtrinë në kufi si përgjigje ndaj një vendimi fare normal të qeverisë Kurti, i cili  mbulonte targat e makinave të serbëve, njëlloj siç bënin serbët prej vitesh me makinat e kosovarëve. Tensioni ishte i lartë dhe u zgjidh me ndërhyrjen e ndërkombëtare, por incidenti tregoi se ftesat e Vuçiç për Kosovën në “Ballkanin e Hapur” nuk kishin asnjë vlerë,  para kërcënimeve për futje të ushtrisë serbe në Kosovë.

Kryeministri Rama me një lehtësi të papërballueshme po anashkalon konfliktin më të vjetër dhe më të vështirë në Ballkan për t’a zëvendësuar me propagagandën e lëvizjes së lirë të mallrave, njerzëve, parave dhe shërbimeve.  Shumë e bukur për të qenë e vërtetë, përsa kohë as Rama dhe as Vuçiç nuk patën guxim ta mbajnë takimin e fund-shtatorit në Serbi.

“Ballkani i Hapur” u krijua dy vite më parë dhe që atëherë asgjë konkrete nuk është realizuar. Zero impakt kanë patur në jetët e njërezve dhe ekonimitë e tre vendeve edhe ato pak marrëveshje të firmosura mes Vuçiç, Ramës dhe Zaevit.

Fjala vjen një çështje konkrete për të cilat tre vendet kanë rënë dakord, është që duke filluar nga viti 2023, të mos bëhen më ndalime në kufi. Kjo do të thotë se do të krijohet mundësia që një kamion që ngarkohet në Serbi të udhëtojë direkt për Durrës, pa qëndruar me orë të tëra në kufi. Tani 80 përqind e kohës së transportit në Ballkan harxhohet në pritjet në kufi. Por sërish asgjë e rë nga “Ballkani i Hapur”. Çështja në fjalë është një objektiv i vendosur  dhe një marrëveshje që në procesin e Berlinit. Por nuk është arritur.

Kryeministri Rama pranoi së fundi se “Ballkani i Hapur” është Procesi i Berlinit, i marrë në duart tona. Një pohim që nuk qëndron. Nëse dështoi Procesi i Berlinit, në krye të së cilës ishte Merkel dhe si mbështetje ishin fondet e BE, kuptohet sesa realizëm ka në premtimet për sukses të “Ballkanit të Hapur”, që udhëhiqet nga Vuçiç dhe Rama dhe prej dy vitesh është një nismë gjysmake me vetëm tre shtete nga gjashtë vendet ballkanike.

Mrekullia ballkanike që përshkruan Rama, deri tani nuk ndihet në asnjë nga katër liritë themelore të BE dhe qytetarët nuk kanë prekur ende asgjë nga premtimet.

Edhe pse së fundi nisma u mbështet nga i dërguari i DASH, Gabriel Escobar, suksesi i saj duket i largët, nëse sheh heshtjen domethënëse të Brukselit.

Përkundër propagandës qeveritare se BE inkurajon dhe vendet e tjera të bëhen pjesë, asnjë zyrtar i Komisionit Evropian nuk e ka mbështetur. Arsyeja është se “Ballkani i Hapur”  konsiderohet si presion i tre liderëve ndaj Bashkimit Evropian. Dhe nuk e kanë gabim. Rama dhe Vuçiç nuk e kanë fshehur karshillëkun e rrezikshëm ndaj Brukselit.

Pas Krishtlindjeve “Open Balkan” do të mbahet në Tiranë, ku pritet që të firmoset një marrëveshje për lejet e punës, lajm që u dha nga Vuçiç. Dhe ndoshta jo rastësisht, sepse Vuçiç është më i interesuari. Përfituesja më e madhe është Serbia, e cila për shkak se është duke marrë investime të mëdha nuk ka fuqi punëtore të përballojë të gjithë punën. Ironikisht ajo që mund të prekin shqiptarët nga tërë thesi i premtimeve është se do të kenë mundësi të shkojnë në Serbi për të punuar në ndërtim, pasi e kanë bërë këtë qysh 30 vite më parë në Greqi dhe Itali. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH