Aktualitet

Asambleja e PS në Tiranë, Rama: Pezullimi i ligjit për studentët e mjekësisë nga 'Kushtetuesja', vendim absurd

Shkruar nga Liberale
Asambleja e PS në Tiranë, Rama:  Pezullimi i ligjit për

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS në Tiranë ka folur për pezullimin e ligjit për studentët e mjekësisë nga Gjykata Kushtetuese, i cili i ndalon ata të ikin nga Shqipëria 5 vite pas mbarimit të studimeve.

Ai u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit është “absurd”.

"Pezullimi që i bëri gjykata kushtetuese kërkesës absurde për ta hedhur poshtë këtë gjë është absurd. Është absurd. Po e diskutoj thjesht sepse është pezullim. Shkolla e magjistraturës e ka kusht që mund të hysh në shkollë por s’e merr dot diplomën po nuk punove 5 vjet si magjsitrat. Ajo është një nga shkollat më të mira të Shqipërisë dhe shpresoj të mos prishet tani me këtë fluksin në rritje", tha Rama.

"Do të ikësh sa të marrësh diplomën dhe të shërosh Gjermanët, do paguash një tarifë tjetër, ajo që kushton dhe më pas ik. Po e deshe me një tarifë simbolike do të qëndrosh këtu. 5 është për ata që janë në vit të parë këto që i ka gjetur rrugës e kanë dy vjet, tre vjet, katër vjet, dmth as dy vite nuk pranojnë të qëndrojnë.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH