Showbiz

”Asaj nuk i besohet”, deklarata e bujshme e ish-bashkëshortit të Fjolla Morinës, pas shtrimit të saj në spital

Shkruar nga Liberale

Ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla, ngre hije dyshimi  në lidhje me gjendjen shëndetësore të saj duke  u shprehur se mbase është e sëmurë, ose po bën lojë.

Sipas tij, asaj nuk i besohet sepse kjo mund të jetë vetëm një lojë për t'i shpëtuar dënimit prej 6 vitesh që ajo ka marrë nga shteti shqiptar.

“Ish-bashkëshortja ime ndodhet në spital, nga gjendja e saj mendore, jo e mirë, kjo është parë edhe në bazë të akuzave që bënte ajo për mua në atë kohë. Sa kanë thënë portalet aq di dhe unë për të. Pas divorcit s’kemi folur më.

Ka dy skenarë, ose mund të jetë e vërtetë në spital për probleme mendore, ose po luan sepse ajo është e dënuar nga drejtësia shqiptare me 6 vite burg. Asaj as nuk i besohet, as nuk i dihet”- shprehet ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës.

Rikujtojmë që Fjolla Morina u dënua nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burg për akuzën e rëndë të trafikimit të armëve. Ndërsa në daljet e saj të fundit në rrjetet sociale është vënë re gjendja e saj shëndetësore jo e mirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH