Aktualitet

Artur Zheji: Rama ka krijuar një parti me imazhin e vet për zgjedhjet

Shkruar nga Liberale
Artur Zheji: Rama ka krijuar një parti me imazhin e vet për zgjedhjet

Analisti Artur Zheji i pranishëm në emisionin ‘’Pikat mbi i’’ në News24 ka folur për fletën e votimit të 25 prillit dhe faktin se kandidatët do të jenë të identifikueshëm vetëm me numra.

Zheji thotë se vendimi në radhë të parë ishte politik pasi PS ka kapur pushtetet dhe duhet t’i jepte oksigjen opozitës e cila jo kot kërkonte fletët me emra.

Ai thotë se për Ramën gjithë kandidatët janë numra, dhe ai ka krijuar një parti vetëm mbi imazhin e vet duke kënaqur egon.

Zheji kritikon edhe kandidatët e PS për të cilët thonë se pranuan të bëhen numra, ndërkohë që më të vjetrit prej tyre në kohën e Nanos dhe Metës sipas tij ‘’të nxirrnin sytë’’ që mos ktheheshin sërish tek Parita e Punës.

 

‘’Unë mendoj që nëse është një vendim që favorizon apo është kërkuar nga PS në pushtet, është politik. Nëse jam dakord, nga  4 pushtetet 3 i ka mazhoranca, median nuk i ka plotësisht. Ka 3 pushtete e gjysmë. Duke pasur këto pushtete, duhet t’i kishte lënë oksigjen opozitës. Kur opozita kërkon me emra, jo me numra, ka arsye. Fakti që Celibashi vjen nga një origjinë shumë e qartë politike e majtë, me 25 mijë fije i lidhur dhe mazhoranca, i jep të drejtë qeverisë.

Tani ti thua je i pavarur, politike është.

Pra nuk ka gisht Celibashi  fare, i lau duart Ponc Pilati. Mund të bëj një pyetje? Kush ka më shumë pushtet dhe peshë në KQZ? Celibashi apo kjo gjëja tjetër, institucioni i Ankimimit? Atëhere Celibashi ka të drejtë t’i thotë Komisionit të Ankimimit vijo me këtë  që të them unë. Lojë tipike me dy porta. Celibashi formalisht thotë ok po ta jap, Ankimimi e heq, edhe në fund dorëzohet. Hierarkia. Ky është vetëm një hap me faullin e Celibashit.

Thelbi është ky, për kryeministrin gjithë kandidatët janë vetëm numra. Numri është pa identitet. Lufta është mes identitetit dhe mos identitetit. Shoku Enver thoshte partia ka vendosur, partia tha, e ne s’jemi asgjë para partisë. Numra, jo identitete, jo fytyra, jo asosacione mbi personalitete. Shfarosje personaliteti. Betejë tjetër shumë në skaj, tregon natyrën e personit që sheh vetëm veten në pasqyrë e zhduk gjithë sfondin mbrapa.

PS dhe ai, ai dhe PS. Për numrin e tij do votojnë. S’ka rënëdsi kush ka. Ai flet me kode, se kam me atë, e kam me ata që pranojnë të jenë numra. Ai le ti bëjë edhe shkronja. Le ti bëjë edhe flutura me 5 ngjyra, me 7 ngjyra. Unë nuk do pranoja. I madh është, i çoi senatorët në fund të listave. E vetmja gjë me të cilën jam dakord, unë e kam dashur shumë Majkon, është kokërr asgjëbërësi. Një njeri që pranon pa luftë fatin e tij, fati mund të jetë idhnak, sfidues, gri, po një njeri që qesh kështu, pranon të të heqin identitetin, ku është identiteti i PS. Një militant klasik i PS nuk sheh Majkon, Xhafajn, sheh numrat 27/2.

Kur Rama është në rregull, ka krijuar një parti mbi imazhin e vet. Monocentriste. Monarki e ndritur. Këta që në kohën e Fatos Nanos të nxirrnin sytë, edhe Ilir Metës, pikërisht për këtë gjë që mos kthehemi në Partinë e Punës, ishte shumë me xheloze se PS, dhe filluam ta duam PS për demokracinë e brendshme, dhe distancoheshim nga PD. Kur senatorët, nuk e kanë treguar që janë senatorë, ça të them. Unë po i them popullit, popull numra u bënë sot këta, nesër mund të bëhen e qepë e patate. ‘’- tha Zheji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH