Globi

Arti në zi, shuhet aktorja e njohur amerikane

Shkruar nga Liberale
Arti në zi, shuhet aktorja e njohur amerikane

Aktorja Piper Laurie, e njohur për rolet e saj në filmat The Hustler dhe Carriem ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije menaxheri i saj, Marion Rosenberg i cili tha për “Associated Press” se aktorja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Los Anxhelos.

Talentet e saj nuk ishin të kufizuara vetëm në aktrim, Laurie bëri një shkëputje 15-vjeçare nga aktrimi për të bërë fushatë për lëvizjen për të drejtat civile dhe Luftën e Vietnamit.

Gjatë asaj kohe ajo u martua edhe me kritikun e filmit Joe Morgenstern dhe pati një vajzë. Aktorja u nominua për një Oscar për filmin e parë në të cilin luajti pas rikthimit të saj, Carrie.

Laurie luajti gjithashtu në shfaqje të shumta televizive, duke përfshirë Matlock, Murder She Wrote, dhe luajti nënën e personazhit të George Clooney në ER.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH