Kronikë

Artan Hoxha zbardh bisedën me ‘çunat në kërkim’, që fshihen në Dubai

Shkruar nga Liberale

Gazetari investigativ Artan Hoxha, me anë të një postimi në Facebook, ka postuar një foto nga Dubai, aty ku ndodhen dhe disa prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Për shkak të ligjit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ata nuk mund të ekstradohen në vendin tonë.

Në postimin e tij në Facebook Hoxha ka “zbardhur” një bisedë mes tij dhe një nga “çunat” e paekstradueshëm në Europë. “Pas gjurmeve”…. Duke ndjekur gjurmët nëpër shkretetirën e Gadishullit Arabik, të shfaqen si mirazh tej ne horizont, kullat më të larta në botë, që gërvishin qiellin e Dubait… Më pyeti një nga “çunat” e paekstradueshem në Europë:

Ke një javë që sillesh vërdallë, si po të duket Dubai?! Ja arrita ditës,- i thashë,- t’i shoh origjinalet me ngjyra, madje në 3D, se në Shqipëri, u kemi vetëm me foto bardhezi, madje dhe ato kur keni qene në 8-vjeçare…”, shkruan gazetari.

Me humor Hoxha shkruan se më në fund arriti t’i shohë disa se si janë sot, pasi në Shqipëri ende qarkullojnë fotot e tyre kur kanë qenë në 8-vjeçare. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH