Aktualitet

Artan Hoxha: Si përdoren vajzat për të ekzekutuar bosët e krimit

Shkruar nga Liberale
Artan Hoxha: Si përdoren vajzat për të ekzekutuar bosët e

Gazetari Artan Hoxha e ka krahasuar atentatin e Hekuran Billës me atë të Marsel Sotirit para 20 vitesh në Durrës.

Hoxha ka deklaruar se në 99’, është ekzekutuar një ndër personat më të fuqishëm në Durrës, të cilit nuk guxonte që t'i afrohej askush, por duket se autorët morën vesh shijet e tij për femrat dhe përdorën këtë mënyrë për ekzekutimin e tij.

“Këto ngjarje në Shqipëri ka 20 vite që ndodhin. Për shembull një rast i tillë vrasje ka ndodhur në Durrës para 20 vitesh, besoj se në 1999 kur isha dhe reporter është vrarë Marsel Sotirin një ndër personat mëme peshë në Durrës, që kundërshtari i tij nuk i afrohej lehtë, kundërshtari në lidhje me këtë dinte shijet e tij për femrat dhe ja dërguan para lokalit të Marselit që u lidh me të dhe shoqërua me të. Sotiri kishte makinë të blinduar dhe ishte e vështirë vrasja e tij, por me futjen në lojë të vajzës, autorët të cilët e paguan atë mësuan dhe lëvizjes e tij. Vrasja e tij është bërë në një nga ditë që ai shoqëronte vajzën në shtëpi, pasi mbërrinin në shtëpi ai në atë moment dilte nga makina dhe në atë moment është goditur. Vajza në atë kohë mori statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe me pas u zbulua dhe historia”, ka thënë Hoxha në Abc News.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH