Aktualitet

Arsyeja që Këshilli i Qarkut të Kukësit i hoqi titullin Surroit

Shkruar nga Liberale
Arsyeja që Këshilli i Qarkut të Kukësit i hoqi titullin

Këshilli i Qarkut të Kukësit i ka hequr titullin "Qytetar Nderi" publicistit dhe politikanit kosovar, Veton Surroi. Ky është vendimi është marrë këtë të premte, me motivcacionin se ai ka dalë kundër luftës së UÇK dhe interesave të shtetit të Kosovës.

Ky vendim sipas kryetarit të Këshillit, Abdulla Domi është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar këtij këshilli nga dy intelektualë të Kukësit, të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës.

"Deklaratat e vazhdueshme që Surroi po jep kundër luftës çlirimtare të Kosovës por dhe në përgjithësi udhëheqjes, pas disa debateve në Këshill u vendos heqja e këtij titulli për Veton Surroit. Pas disa diskutimesh dolëm në konkluzionin se ajo çfarë po bën Surroi shkon në kundërshtim me vlerat universale patriotike të qarkut të Kukësit duke sulmuar luftën e drejtë të UÇK-së. Ky propozim erdhi nga dy intelektualë", tha Domi

Ndërsa, për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin njëkohësisht anëtar i Këshillit të Qarkut heqja e titullit është më së e arsyeshme për shkak të fushatës mediatike dhe politike që Veton Surroi po bën kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Jo vetëm që ai ka marrë një titull për të mbrojtur UÇK dhe ka dhënë kontribut për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Si ta kuptojmë ne këtë? Fushatë mediatike, politike kundër UÇK dhe nuk e pranojmë dot këtë 'nder të qarkut'. Ca nderi i qarkut është ky? Duhat ta heqim sot. Ai del kundra dhe del ndesh politikave dhe shtetit të ksosvës dhe ne ta mbajmë nderi i qarkut", tha Gjici.

Veton Surroi u vlerësua me titullin e lartë “Nderi i Qarkut Kukës” në vitin 2015 me motivin “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, pas propozimit të Klubit letrar “Anton Pashku”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH