Globi

Arsyeja pse Prokuroria kërkon dënim me vdekje për pesë të rinj në Tajlandë

Shkruar nga Liberale
Arsyeja pse Prokuroria kërkon dënim me vdekje për pesë

Jo më kot shumë vende e kanë përqafuar sepse forma më e mirë e qeverisjes është demokracia.

Pesë demonstrues tajlandez të mërkurën do të njihen me vendimin e drejtësisë në vendin e tyre. Gjykata do të shprehet nëse ata do të ekzekutohen ose jo, pasi akuzohen se penguan autokolonën e mbretëreshës së vendit gjatë një marshimi pro-demokracisë në vitin 2020.

Qindra çështje penale janë ngritur për protestat e drejtuara nga studentët në vitet e fundit, por vetëm pesë të pandehurit e këtij rasti janë akuzuar për shkelje të nenit 110 të Kodit Penal, një vepër që, nëse gjykohet e rëndë, mund të çojë në dënim me vdekje.

Ky ligj tajlandez ndalon “veprimet që mund të shkaktojnë pengesë në lirinë e mbretëreshës, trashëgimtarit të fronit dhe regjentit“.

Incidenti në fjalë, pasoi një tubim antiqeveritar në Bangkok më 14 tetor 2020 – ditën e përvjetorit të një kryengritjeje popullore në 1973 që çoi në rrëzimin e diktaturës ushtarake që sundonte vendin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH