Sport

Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham

Shkruar nga Liberale
Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht

Arsenali është ndalur për javën e dytë radhazi në kampionatin anglez, këtë herë duke barazuar në shtëpi përballë Brentfordit në një sfidë shumë të luftuar.

Ndonëse skuadra që kryeson Premier Ligën ishte më pranë fitores, duke kërkuar me ngulm golin derisa e gjeti me Trosard, ajo u arrit shumë shpejt nga miqtë të cilët barazuan me Tonej në minutën e 74-t. Kështu, ata vulosën një barazim 1-1 që mund të bëjë shumë më interesante garën për titullin në Angli.

SHIKO GOLAT 

Por surpriza e ditës ka qenë padyshim fitorja e thellë 4-1 e Leicester ndaj Totenhem. Ky i fundit kishte mundur pak ditë më parë Mançester Cityn me shifrat 1-0, por sot ishte i pafuqishëm përballë vendasve edhe pse ishte i pari në avantazh me Bentankur.

Mendi, Medison, Iheanaço dhe Barns përmbysën rezultatin duke i dhënë Leicester një fitore bindëse dhe lënë Totenhem përsëri jashtë zonës së Ligës së Kampioneve.

SHIKO GOLAT

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH