Aktualitet

Arsenal triumfon ndaj Everton dhe vijon ndjekjen ndaj kreut, Trossard “çliron” Artetan

Shkruar nga Liberale
Arsenal triumfon ndaj Everton dhe vijon ndjekjen ndaj kreut, Trossard

Goli i Leadro Trossard i dhuroi Arsenalit fitoren minimale në një fushë të vështirë si ajo e Evertonit. Skuadra e Mikel Artetës siguroi suksesin 0-1 në Liverpool, duke vijuar të jetë dy pikë larg Manchester Cityt kryesues.

Nënkampionët gjetën rrjetën në pjesën e parë me anë të Gabriel Martinellit, por goli i brazilianit u anulua nga VAR-i për pozicion të parregullt.

Sfida ishte tepër e luftuar, rastet e pastra munguan, por Arsenali ia doli të gjentë golin e fitores në minutën e 69’.

Me Trossard, i cili goditi menjëherë pas asistit të marrë nga Bukayo Saka. Duke shtangur portierin Pickford dhe duke nisur festën e tifozëve të Arsenalit në “Goodison Park”.

Katër fitore, një barazim dhe 13 pikë për Gunners pas javës së pestë në Premier League, ndërkohë që Evertoni mbetet i treti nga fundi me vetëm një pikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH