Aktualitet

ARRSH tregon hartën e re të lëvizjes në kryeqytet: Do kryen punime

Shkruar nga Liberale
ARRSH tregon hartën e re të lëvizjes në kryeqytet: Do kryen

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, nga data 2 qershor në orën 11:00 deri në 16:00 trafiku në kryqëzimin e Surrelit do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rrugën “Alajdin Frashëri” pasi do të asfaltohet.

“Në Unazën Lindore Loti 2, në përputhje me grafikun e punimeve do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Alajdin Frashëri”. Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rrugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet”, shkruan ARRSH.

ARRSH njofton se kë këto pika do të vendosen sinjalistika të përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut.

“Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës. Bashkëlidhur skema e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve.”, vijon më tej ARRSH.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH