Aktualitet

Arrestohet vlonjati, tentoi të djegë banesën e vëllait të tij

Shkruar nga Liberale
Arrestohet vlonjati, tentoi të djegë banesën e vëllait

Një 57-vjeçar nga Vlora u arrestua këtë të martë nga policia, pasi tentoi të djegë banesën e vëllait të tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen “4 Heronjt”. Efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes, ndërsa u vu në pranga shtetasi M. B.

Ai akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH