Aktualitet

Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim për terrorizëm, ja çfarë i gjeti policia

Shkruar nga Liberale
Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim për terrorizëm, ja

Policia spanjolle ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm.

Garda Civile pretendon se shqiptari ishte në kërkim nga Interpoli se përdorte rrjete sociale për të promovuar sulmet vetëvrasëse.

35-vjeçari në momentin e arrestimit i është gjetur me një armë e punuar me dorë dhe kalibër 22 milimetra.

Hetimet paraprake për veprimtarinë e tij në platformat sociale konfirmojnë përkatësinë e tij në ideologjinë më radikale të natyrës terroriste, pasi ai përmendi dhe vlerësoi figurën e kamikazit, të lartësuar nga organizatat terroriste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH