Aktualitet

Arrestohet shqiptari, detyroi dy motrat të bëhen prostituta

Shkruar nga Liberale
Arrestohet shqiptari, detyroi dy motrat të bëhen prostituta

Një emigrant shqiptar, i cili detyroi dy motra ukrainase të bëhen prostituta, u arrestua nga karabinierët në Qualiano.

39-vjeçari kishte vjedhur pasaportat e dy motrave dhe nëpërmjet kërcënimeve, i detyroi të bëheshin prostituta në Circumvallazione.

Policia bllokoi shqiptarin jo larg vendit ku emigranti u takua me dy gratë për të marrë paratë dhe për t’i sjellë ato në shtëpi. Në xhep, ai kishte një pasaportë në emër të njërës prej dy viktimave. Aktiviteti kishte nisur që prej qershorit të vitit të shkuar, duke përdorur dhunë dhe kërcënime.

39 vjeçari u transferua në burgun e Poggioreale në pritje të gjykimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH