Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur, aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren

               Publikuar në : 11:54 - 19/04/21 liberale

Policia e Bulqizës njofton arrestimin e 32-vjeçarit N.SH., pasi mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje me makinën e tij një shtetase të mitur. Në aksident u përfshi edhe një 57-vjeçare, që po merr ndihmë mjekësore në spital.

Pas ekspertizës së kryer rezultoi se drejtuesi i mjetit N.SH. ishte në gjendje të dehur dhe kjo qe arsyeja kryesore se përse ai humbi kontrollin e mjetit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e re të qytetit verior, ndërkohë që shtetasja SH.Sh. ndodhet për ndihmë mjekësore në spital.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back