Aktualitet

Arrestohet Safet Gjici, me urdhër të SPAK

Shkruar nga Liberale
Arrestohet Safet Gjici, me urdhër të SPAK

Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.

Gjici mësohet se është arrestuar nën ambientet e një lokali pranë shtëpisë së tij tek Vilat Gjermane nën akuzën e “Korrupsionit pasiv”, në bazë të nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale.

Kanë qenë agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit ata të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e ish-kryebashkiakut.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH