Aktualitet

Arrestohet pedofili grek, pas abuzimit me të miturit shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Arrestohet pedofili grek, pas abuzimit me të miturit shqiptarë

Një 63-vjeçar ra në prangat e policisë në Greqi për abuzim seksual me të mitur, ndërsa sot policia greke ka publikuar detaje shtesë dhe foto të pedofilit.

Ai është një shtetas grek, i cili raportohet se ka abuzuar me dy vëllezër të mitur shqiptarë në Agios Panteleimonas.

63-vjeçari kishte joshur dy të miturit 7 dhe 8 vjeç duke i ofruar para për t’i marrë në shtëpinë e tij. Por nëna e djemve, e cila kuptoi atë që kishte ndodhur, njoftoi menjëherë policinë. Autoritetet shkuan në vendngjarje dhe arrestuan 63-vjeçarin. Sikurse raportojnë mediat greke, pedofili kishte kryer vazhdimisht akte seksuale me dy djemtë gjatë 10 ditëve të fundit.

Policia greke, me urdhër të Prokurorisë, lejoi publikimin në media të fotos së pedofilit 63-vjeçar për ta njohur viktimat e tjerë nëse kanë rënë pre e abuzimeve të tij.

63-vjeçari nuk është i panjohur për policinë greke, pasi më parë ka qenë i arrestuar dhe dënuar për krime të ngjashme.

Hetuesit grekë dyshojnë se numri i viktimave të abuzimit të tij mund të jetë më i madh. Ata zbuluan gjithashtu se përveç dy vëllezërve shqiptarë të mitur, 63-vjeçari ishte afruar së fundmi edhe me një djalë 15-vjeçar nga Rumania.

Ai ishte liruar nga burgu më 4 Shkurt 2020, pasi kishte vuajtër një dënim për përdhunim dhe joshje të të miturve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH