Aktualitet

Arrestohet oficeri i policisë për vjedhje

               Publikuar në : 21:33 - 15/05/19 R Liberale

Një 39-vjeçar, punonjës policie është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) me akuzën e vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se pas një denoncimi mediatik, SHÇBA, arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, N/Komisarin E.S, banues në Korçë.

Ai ishte me detyrë O.P.Gj. pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Akuzat ndaj tij janë për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i formularëve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ja kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.

SHÇBA falënderon dhe nxit median dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor/ Gazeta Liberale

(Visited 2 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *