Aktualitet

Emri/ Arrestohet në Tiranë kosovari me rrezikshmëri të lartë

Shkruar nga Liberale
Emri/ Arrestohet në Tiranë kosovari me rrezikshmëri të

Policia e Tiranës ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Në pranga ka rënë 40-vjeçari nga Kosova, Gazmend Mujaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese kosovare, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

40-vjeçari strehohej në një banesë me qira, në rrugën “Jordian Misja”, Tiranë.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimeve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.

Në zbatim të kërkesës së ardhur nga ILECU Kosovë, për kapjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore, FAST ALBANIA, DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, bazuar në informacionet e marra më parë nga FAST ALBANIA, për 40-vjeçarin, i cili fshihej në Tiranë, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasit G. M., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Autoritetet ligjzbatuese kosovare e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

  • Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH