Aktualitet

Arrestohet në Shqipëri terroristi i ISIS nga Taxhikistani

Shkruar nga Liberale
Arrestohet në Shqipëri terroristi i ISIS nga Taxhikistani

Një 24-vjeçar nga Taxhikistani, pjesë e organizatës terroriste ISIS, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri.

Antiterrori ka vënë në pranga 24-vjeçarin K. Z., ndaj të cilit Gjermania ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar më 21 prill të këtij viti.

"Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe më pas arrestimi, për qëllime ekstradimi, i shtetasit të huaj K. Z., 24 vjeç, nga Taxhikistani.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS)", njofton policia.

Ndërkohë, pritet që Interpol Tirana ta ekstradojë të riun drejt Gjermanisë, për t’u përballur me drejtësinë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Antiterrorit

Finalizohet me sukses operacioni “Vizitori”.

Operacioni, nga Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, një shtetas nga Taxhikistani.

24-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i kërkuar në Gjermani.

Drejtoria e Antiterrorit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe kapjen e personave me tendenca terroriste apo pjesëtarë të organizatave terroriste, si dhe në kuadër të shkëmbimit të informacionit me homologët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Vizitori”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe më pas arrestimi, për qëllime ekstradimi, i shtetasit të huaj K. Z., 24 vjeç, nga Taxhikistani.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Materialet e para hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore për ekstradimin e këtij shtetas të huaj. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH