Aktualitet

Arrestohet në Francë ish-bashkëpunëtori i Ervis Martinajt, Behar Bajri

Shkruar nga Liberale
Arrestohet në Francë ish-bashkëpunëtori i Ervis Martinajt,

Behar Bajri, ish-bashkëpunëtor i Ervis Martinajt, është arrestuar ditën e sotme në Francë.

Bajri ishte i shpallur në kërkim nga SPAK së bashkë me 8 të tjerë, të dyshuar për për 12 vepra penale, mes tyre grup i strukturuar kriminal, vrasje me dashje, korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre.

Referuar komunikimeve, ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinajn, ku kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Behar Bajri dhe Denis Borici ekzekutuan Gjin Boriçin për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun, vrasje e cila nuk u realizua.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH