Aktualitet

Arrestohet ish-drejtori i postës në Korçë për shpërdorim detyre

Shkruar nga Liberale
Arrestohet ish-drejtori i postës në Korçë për

Ish-drejtori i postës në Korçë, Valter Gora dhe ish-specialisti i sigurisë, Albano Bibo janë arrestuar nga policia në Korçë për shpërdorim detyre.

Dyshohet se ata kanë shfrytëzuar postin për të falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq dhe Pogradec.

Ndërkohë një qytetar është shpallur në kërkim dhe për shtatë punonjës të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me Gorën dhe Bibon është vendosur të ndalohet dalja e tyre jashtë shtetit.

Nga hetimet deri tani rezulton se ish-drejtori i postës në Korçë, Valter Gora ka përfituar shuma parash dhe në bashkëpunim me pjesën tjetër të punonjësve kanë falsifikuar dokumente, kanë përcaktuar oferta të pakuptimta në dobi të shtetasve të ndryshëm dhe kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni.

Nga policia bëhet me dije se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë.

Hetimet për operacionin “Kontrata” kanë nisur që prej tetorit të 2020-s.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH