Aktualitet

Arrestohet iraniani, dyshohet se përgjonte muxhahedinët në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Arrestohet iraniani, dyshohet se përgjonte muxhahedinët në

Policia e Shtetit finalizoi operacionin e koduar “Hija” duke vënë në pranga një 45-vjeçar iranian. Sipas policisë, 45-vjeçari akuzohet për “përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, si dhe “keqpërdorimi i pajisjeve”.

Sipas A2, 45-vjeçari dyshohet se kishte arritur të hynte në sistemet kompjuterike duke përgjuar muxhahedinët. Materiali hetimor, thotë policia, kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se 45-vjeçari iranian, nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celularë të shtetasve të tjerë.

Pas këtij veprimi, i cili dyshohet se përdorej për arsye identifikimi 45-vjeçari siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta persona, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike. Gjatë kontrollit të banesës 45-vjecarit iu gjetën 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH