Showbiz

Arrestohet Hasbulla, ylli i famshëm i rrjeteve sociale

Shkruar nga Liberale

Ylli i TikTok-ut dhe luftëtari i UFC-së, Hasbulla Magomedov thuhet se është arrestuar pasi ai dhe shokët e tij "u ndaluan nga policët për shkelje të drejtimit".

Hasbulla, 20 vjeç, nga Dagestani në Rusi ka përfunduar në polici pasi ai dhe një grup shokësh dolën me makinë në rrugë dhe shkaktuan rrëmujë, teksa festonin dasmën e një shoku. Grupi u arrestua për shkelje administrative, pohojnë raportet lokale.

Një video e postuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Dagestanit tregon një grup motorësh, përfshirë një që mbante Hasbulla, duke bllokuar trafikun.

Llogaria zyrtare e Hasbullës në Twitter ka postuar mbëmjen e djeshme: “#FreeBulla”. Dhe në një postim në llogarinë e tij të Instagram-it shkruhet: “Kjo nuk do të ndodhë më njerëz, kërkojmë falje. Ne duhej të përgjigjeshim pak për këtë".

Ministria e Punëve të Brendshme të Dagestanit ndau pamjet pas arrestimit në kanalin e tyre Telegram.

Aty shkruhej: "Argëtimi i shfrenuar i dasmës në Dagestan është i njohur për shumë njerëz këtu dhe përtej kufijve të republikës. Në mungesë të mënyrave të tjera të argëtimit, një opsion i tillë primitiv është ende jashtëzakonisht i popullarizuar - bllokimi i rrugëve për përdoruesit e tjerë të rrugës, djegia e gomave, përplasja e makinave me njëra-tjetrën dhe shumë karakteristika të tjera që, në fakt, nuk kanë të bëjnë fare me festën.

Të gjithë pjesëmarrësit e “festimeve të dasmës”, siç e quajnë vetë ata, u dërguan në polici dhe punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Trafikut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Dagestanit hartuan protokolle administrative për të gjitha shkeljet".

Hasbulla vuan nga xhuxhizmi dhe ka arritur famë me stilin e tij të jetesës plot avionë privatë dhe makina të shpejta pas nënshkrimit të tij si ambasador i UFC.

Ai njihet si "Mini Khabib" pasi është mik dhe vjen nga i njëjti rajon me ikonën e UFC-së Khabib Nurmagomedov.

Ai u bë viral në TikTok në vitin 2021 dhe që atëherë ka qenë një prani e dashur në mediat sociale. Hasbulla pushtoi internetin pas lajmeve për kontratën e tij me UFC në 2022.

Shefi Dana White është një fans i madh i Hasbullah-ut pasi e takoi atë në UFC 267 në Lindjen e Mesme në tetor 2021.

Disa nga fotot e tij e tregojnë atë duke udhëtuar nëpër botë duke veshur rroba dhe stoli të ndryshme me vlerë.

Njerëzit janë të fiksuar pas tij edhe për shkak të pamjes së tij fëmijërore. Kjo rrjedh nga një çrregullim gjenetik./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH