Aktualitet

Arrestohet hajduti i 21 biçikletave në Durrës

Shkruar nga Liberale
Arrestohet hajduti i 21 biçikletave në Durrës

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se është autor i vjedhjes së disa biçikletave.

Në kuadër të operacionit të koduar “Çiklisti” në pranga ra shtetasi me inicialet M. M., banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

I riu akuzohet për 21 vjedhje të biçikletave të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin bregdetar. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH