Showbiz

Arrestohet Fjolla Morina në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Arrestohet Fjolla Morina në Kosovë

Fjolla Morina sot në mesditë është arrestuar nga policia e Kosovës. Ajo ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare, ndërsa mësohet se u arrestua në një lokal në Prishtinë.

Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli Tirana, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municioneve në Shqipëri.

Gjykata e Kukësit dënoi me 6 vite burg këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municionit”.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla u arrestuan më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapën me dy armë me vete.

Në çantën e saj u gjetën dy pistoleta dhe 23 fishekë, teksa ajo më pas deklaroi se ishte shtatzënë, por që rezultoi se kishte gënjyer.

Para se të arratisej Fjolla Morina pranoi në gjykatë akuzën për “Trafik të armëve dhe municioneve”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH