Globi

Pastrim parash dhe pasurim të paligjshëm, arrestohet djali i Presidentit

Shkruar nga Liberale
Pastrim parash dhe pasurim të paligjshëm, arrestohet djali i

Nicolas Petro djali i presidentit të Kolumbisë Gustavo Petro, është arrestuar pasi akuzohet për pastrim parash dhe pasurim të paligjshëm.

Ky i fundit, u vu nën hetim nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në fillim të marsit për akuzat, se ai kishte marrë para nga trafikantët e drogës në këmbim të përfshirjes së tyre në përpjekjet e babait të tij për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes me organizatat kriminale.

Petro ka mohuar akuzat duke thënë se ato nuk ishin gjë tjetër veçse sulme politike dhe personale.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar vetë presidenti Gustavo Petro, i cili nw rrjetin e tij social Twitter shkruan : “Fakti që njëri nga fëmijët e mi shkon në burg më lëndon shumë. Si President i Republikës, siguroj se prokuroria ka të gjitha garancitë nga ana ime për të ecur në përputhje me ligjin”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH