Aktualitet

Arrestohet anglezja, plagosi brenda makinës dy shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Arrestohet anglezja, plagosi brenda makinës dy shqiptarë

Policia e Londrës thotë se ka arrestuar një 26 vjeçare në lidhje me plagosjen e dy të rinjve shqiptarë në zonën Barking në lindje të kryeqytetit britanik.

Sipas njoftimit të policisë metropolitane, e arrestuara është Rushelle McLaughlin banuese në Middlesex. Ndaj saj janë ngritur akuzat për posedim të një arme zjarri dhe tentativë vrasje.

Dy shqiptarët u goditën me armë brenda makinës së tyre në rrugën Wilmington Gardens, më 4 Qershor 2020.

Drejtuesi automjetit 24 vjecari shqiptarë mbeti i plagosur rëndë dhe vijon të jetë në gjendje kome në spital. Sipas komunitetit shqiptarë në Barking ai është Dashamir Gashi me origjinë nga Kukësi, shkruan TCh.

I plagosuri tjetër pa pasoja për jetën është një tjetër 20 vjeçar shqiptar. Policia londineze nuk i ka bërë ende publike motivet e ngjarjes.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH