Kronike

Arrestohet 51-vjeçari nga Kosova, trafikonte armë dhe municione

               Publikuar në : 17:40 - 13/08/19 R Liberale

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 51-vjeçar nga Kosova, i cili trafikonte armë dhe municione nga Serbia në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.

Burime nga policia thanë se është arrestuar shtetasi me inicialet Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, Kosovë.

Mësohet se 51-vjeçarit iu sekuestruan 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.

Sipas policisë, ky shtetas u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.

Të njëjtat burime thanë se armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar me personin e arrestuar, pasi nga veprimet e deritanishme proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë , Shqipëri e vende të tjera”,- citohet nga deklarata e policisë.

 

(Visited 35 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *